Gratë muslimane në Kuebek të Kanadasë do të detyrohen të heqin nikabin dhe burkën e fytyrës gjatë shfrytëzimit të shërbimeve publike, përfshirë transportin me autobus, raporton Anadolu Agency (AA).
Asambleja Kombëtare e Kebekut në një seancë të mbajtur ka miratual “Ligjin 62”, i njohur si legjislacioni i neutralitetit fetar, që ndalon punonjësit publik dhe ata që dëshirojnë të hyjnë në një shërbim publik të mbajnë të veshur një mbulesë fytyre, nikab dhe burka. Punëtorët publik përfshijnë mësuesit, punonjësit e kujdesit ditor dhe mjekët.
Ligji në fjalë u propozua në vitin 2015 mirëpo u ndalua pas të shtënave në xhaminë e Kuebekut më 29 janar, në të cilat u vranë gjashtë muslimanë.
Qeveria dëshiron të mbajë të ndarë shtetin nga religjioni, të reduktojë praninë e simboleve fetare në publik, meqë Kuebeku konsideron si një vlerë fundamentale të saj mospromovimin e religjionit.
Ministrja e Drejtësisë e Kuebekut, Stephanie Vallee, tha se ligji është i nevojshëm për “arsyet e komunikimit, arsyet e identifikimit dhe arsyet e sigurisë.