Kampioni i Anglisë, Leicester City, ka pësuar humbje në hapje të sezonit në Ligën Premier, pasi u mposhtë në udhëtim nga Hull City me rezultat 2-1.
Pjesa e parë ishte e zjarrtë për vendasit, të cilët kishin dominimin në sfidë, ani pse Leicester nuk u zbraps me një numër të madh rastesh.
Krejt në fund të pjesës së parë, Diomande shënoi për 1-0 me asist të Hernandez.
Me të filluar pjesa e dytë, ndodhi një episod tjetër që iu përshtat Leicesterit.
Një penalti, mirë e konkretizoi Riyad Mahrez, i cili shënoi për 1-1 duke barazuar rezultatin dy minuta brenda pjesës së dytë.
Vetëm 10 minuta më vonë Snodgrass shënoi një gol të bukur ër të kaluar në epërsi Hull Cityn për 2-1.
Leicester provoi me anë të Mahrez të barazonte, por portieri i Hull Cityt ishte në formë.
Dueli përfundoi me rezultatin 2-1 për vendasit.
Ky është start negativ për Leicesterin, pas sezonit të kaluar historik ku ekipi e fitoi titullie kampionit të Anglisë.