Kampionati ballkanik i xhudos, shqiptari merr medalje bronxi

Një tjetër shqiptar nderon kombin me ngritjen e flamurit. Këtë herë në sportin e xhudos, ku i talentuari Indrit Cullhaj ka fituar medaljen e bronxit.

Cullhaj u rendit i treti, për peshat 66 kg për moshat Junior, në kampionatin ballkanik të xhudos që po zhvillohet në Bullgari.

Një sukses ky për sportin e xhudos në Shqipëri.