Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kampi i refugjatëve Balata në Bregun Perëndimor të pushtuar nën “rrethim” nga...

Kampi i refugjatëve Balata në Bregun Perëndimor të pushtuar nën “rrethim” nga forcat izraelite

Forcat izraelite kanë nisur një ofensivë të madhe ushtarake kundër qytetit të Nablusit, me fokus të veçantë kampin e refugjatëve Balata. Ky operacion vjen në kuadër të një fushate të gjerë dhe të paprecedentë ushtarake që Izraeli ka ndërmarrë kundër kampeve të refugjatëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Pas shkatërrimit sistematik të tri kampeve të refugjatëve në Jenin dhe Tulkarem, ku dhjetëra mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, tashmë sytë janë kthyer nga Balata. Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, kampi ndodhet nën rrethim dhe shërbimet emergjente po përballen me vështirësi të mëdha për të evakuuar fëmijët e sëmurë.

Disa persona janë plagosur, përfshirë edhe dy gazetarë që po përpiqeshin të dokumentonin sulmin. Janë raportuar gjithashtu edhe disa arrestime, përfshirë dy persona që, sipas ushtrisë izraelite, janë anëtarë të grupit të armatosur “Streha e Luanit” (Lion’s Den), një organizatë që nuk është e lidhur me ndonjë fraksion të caktuar palestinez.

Sipas Kombeve të Bashkuara, kjo fushatë ushtarake është pa precedent dhe ka shkaktuar zhvendosjen e të paktën 40,000 palestinezëve vetëm në Jenin dhe Tulkarem. Banorët e Balatës kanë frikë se fati i tyre do të jetë i njëjtë.

Exit mobile version