Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kampet e refugjatëve në veri të Sirisë dëmtohen nga stuhia

Kampet e refugjatëve në veri të Sirisë dëmtohen nga stuhia

Qindra çadra të familjeve që janë strehuar në vijën kufitare për t’u larguar nga sulmet e regjimit të Bashar Al-Asadit dhe mbështetësve të tij në qytetin Idlib në veriperëndim të Sirisë, janë bërë të papërdorshme për shkak të stuhisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Stuhitë e fuqishme kanë qenë efektive në pjesën periferike të qytetit Idlib, që ndodhet në territorin e Sirisë përballë qytetit turk Hatay.

Për shkak të stuhisë janë shkatërruar qindra çadra në kampet e refugjatëve, ku qëndrojnë personat që janë larguar nga sulmet e regjimit të Bashar Al-Asadit dhe mbështetësve të tij në Idlib.

Mohamed Al-Hallaj, koordinatori i Ndërhyrjes në Siri e cila kryen punime lidhur me të dhënat e migrimit në Idlib, në një deklaratë për AA tha se qindra çadra të vendosura në kampet në veri të vendit janë dëmtuar si pasojë e stuhisë dhe shirave.

“Krahas shembjes dhe shkuljes nga vendi i çadrave në periferi të Idlibit dhe Halepit, janë dëmtuar edhe pajisjet jetësore brenda tyre”, tha Hallaj.

Për shkak të stuhisë janë prishur çadra në më shumë se 13 kampe, njoftoi Hallaj, duke shtuar se po vazhdojnë punimet për të përcaktuar dëmet në kampe.

“Dëmet e shkaktuara burojnë pasi çadrat e përdorura nuk janë rezistente ndaj kushteve të këqija të motit”, tha Hallaj dhe paralajmëroi familjet që të marrin masat e nevojshme.

Duke u bërë thirrje gjithashtu edhe organizatave të ndihmës në rajon, Hallaj tha se “Është e nevojshme që të kalojnë në veprim për të përballuar nevojat e civilëve”. /aa

Exit mobile version