Dhjetëra njerëz u vranë dhe u plagosën sot kur një makinë u fut te këmbësorët në qytetin gjerman Munster, thanë mediat lokale.
Agjencia e lajmeve të DPA tha se një makinë kishte goditur banorët. Policia konfirmoi se kishte patur viktima, por nuk tregoi menjëherë se çfarë ndodhi.
“Ka dhjetëra vdekje dhe plagosje. Ju lutemi shmangni zonën, ne jemi në skenën e krimit”, tha shërbimi policor rajonal në Twitter.
Një burim sigurie shtoi: “Skenari është i tillë, që i perngjan një sulmi terrorist,” shkruan DPA.
Incidenti ngjalli kujtimet e këqia kur në dhjetor te vitit 2016 në Berlin u vraune 12 vetë.
Sipas Spiegel, autoritetet gjermane ishin “duke supozuar” se incidenti ishte një sulm, megjithëse nuk kishte konfirmim të menjëhershëm zyrtar. /MESAZHI/