Kamioni hynë në mes të turmës në Barcelonë, alarmohet vendi

Një kamion ka hyrë në mes të turmës në një zonë turistike të Barcelonës, tha policia spanjolle.

Incidenti ndodhi në zonën pranë detit në lagjen Ramblas, e cila është plot me dyqane dhe restorante.

Policia tha se disa njerëz ishin plagosur. Videoja e postuar në mediat sociale tregonte shërbimet emergjente në vendngjarje.

Sipas raporteve, stacionet e metrosë dhe trenave janë mbyllur, ndërsa qytetarët dhe turistët janë paralajmëruar të mos udhëtojnë në Placa Catalunya. /MESAZHI/