Një kamere e trafikut kapi një shofer duke tejkaluar shpejtësinë në autostradën A45 në Gjermani.
Edhe pse në foto dallohen qartë Audi dhe drejtuesi i tij, në atë moment nuk dihej identiteti i personit që qëndron në timon.
Gjegjësisht, kur shikuan pamjet nga kamera në shtator, oficerët e policisë u befasuan nga ajo që panë – shoferi kishte veshur një maskë që të kujtonte një nga Muppets ose një personazh nga rruga Sesame.
Ndonëse fotoja e shoferit e publikuar nga policia u bë menjëherë hit në rrjetet sociale dhe ishte qesharake për shumëkënd, zyrtarët paralajmëruan se lëvizja e shoferit ishte jashtëzakonisht e rrezikshme sepse maska kufizon fushën e shikimit.
“Është e qartë se një maskë e tillë redukton ndjeshëm fushën e shikimit, gjë që rrit rrezikun e aksidenteve. Pasojat e një aksidenti të shkaktuar nga një sjellje e tillë mund të jenë të rënda. Një person që shkakton një aksident të rëndë nuk është përgjegjës vetëm për dëmet materiale, por në rastin më të keq mund të rrezikojë edhe jetën e njeriut”, kanë njoftuar nga policia.
Ndryshe, Audi me të cilin është kryer vepra është në pronësi të një 57-vjeçari nga Hageni, dhe policia thotë se gjoba së shpejti do të arrijë në adresën e shtëpisë së tij.