MUHAMMET NAZIM TAŞCI
Kaluan dy vite nga heqja e statusit të veçantë të Xhamu Kashmirit më 5 gusht të vitit 2019 nga administrata e Indisë, si dhe ndarjes në dy rajone me statusin “Territor i Unionit” të lidhur me qendrën dhe që nga ajo datë asgjë nuk është kthyer në normale, raporton Anadolu Agency (AA).
Edhe pse administrata e New Delhi-t deklaroi se Xhamu Kashmirit në një “kohë të përshtatshme” do t’i jepet status i shtetit, ende vazhdon pasiguria për të ardhmen e rajonit.
Pas hapit të administratës së Partisë Popullore të Indisë (BJP) në qeveri, u arrestuan mijëra persona përfshirë ish-kryeministra të shteteve, liderë partiak, politikanë, krerë juridikë dhe gazetarë, prej të cilëve një pjesë janë liruar kohë pas kohe.
Por ende ka politikanë të cilët janë në paraburgim ose burgim shtëpiak.
– Ndalesa e rrjetit 4G në rajon filloi sërish pas 18 muajve
Në Xhamu Kashmir, gjatë kësaj periudhe zbatohej edhe orë policore, kufizimi i telekomunikacionit si dhe të transportit, ndërsa duke filluar nga 25 janari i vitit 2020 lidhshmëria mobile 2G me shpejtësi të ulët ka filluar të shërbejë në mënyrë të kufizuar. Gjithashtu më 5 mars është hequr ndalesa për qasje në rrjetet sociale.
Ndalesa e rrjetit të shpejtë 4G në rajon filloi sërish pas 18 muajve, duke filluar nga 5 shkurti i vitit 2021.
– Janë lëshuar mbi 3.2 milionë certifikata “vendase”
BJP, pasi më 5 gusht të vitit 2019 i dha fund statusit të veçantë të Xhamu Kashmirit, më 31 tetor të po të njëjtit vit ndau në dy pjesë të quajtur Xhamu Kashmir dhe Ladakh “Territor të Unionit” të lidhur me qendrën.
Ndërkohë, rregullorja e miratuar nga Ministria e Brendshme që parasheh mundësimin e blerjes së tokës, të drejtës së banimit dhe të punës për shtetasit indian që kanë jetuar 15 vite në Xhamu Kashmir me njohjen e statusit të tyre “vendas”, hyri në fuqi më 31 mars të vitit 2020 pasi u publikua në gazetën zyrtare.
Sipas lajmit të gazetës India Today, prej 31 marsit e deri në fund të vitit 2020 mbi 3.2 milionë shtetasve indianë iu dhanë certifikata “vendase” që mundësuan blerjen e tokës, të drejtën e banimit dhe të punës sikurse vendasit.
Më 28 tetor të vitit 2020 u bënë ndryshime ligjore që lejojnë shtetasit indianë që nuk janë banorë të Xhamu Kashmirit të blejnë tokë në rajon.
Ekspertët këtë e shohin si një hap për ndryshimin e strukturës demografike të Xhamu Kashmirit.
– Kritika për shkeljet e të drejtave të njeriut
Organizata të ndryshme të të drejtave të njeriut, përfshirë Human Rights Watch (HRW) dhe Amnesty International, reaguan ndaj shkeljeve të të drejtave të Indisë në Xhamu Kashmir.
Gjithashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, zyrtarë të lartë të OKB-së dhe Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) kanë shprehur shqetësimet dhe reagimet e tyre lidhur me shkeljet e të drejtave.
India, nga ana tjetër, kryesisht refuzon reagimet ndërkombëtare kundër saj se ka pasur shkelje të të drejtave në Xhamu Kashmir.
– U themelua Aleanca Gupkar
Politikanët e arrestuar, pas lirimit të tyre më 20 tetor të vitit 2020 e themeluan Aleancën Gupkar.
Aleanca Gupkar, e cila mori pjesë në zgjedhjet e Këshillit të Zhvillimit Rajonal vitin e kaluar kundër BJP-së, i fitoi zgjedhjet.
Anëtarët e zgjedhur drejtpërdrejtë të Këshillit të Zhvillimit Rajonal nuk kanë fuqi legjislative. Anëtarët janë përgjegjës vetëm për zhvillim ekonomik dhe mirëqenien publike. Me këtë, humbja e BJP-së u komentua si mohimi i vendimeve të 5 gushtit nga populli.
Aleanca, e cila më pas u emërua si Aleanca Popullore për Deklaratën e GupKar (PAGD), pohon se ndryshimi kushtetues që hoqi statusin e veçantë të rajonit duhet të kthehet në strukturën e vjetër politike.
Më 24 qershor të vitit 2021, pas rreth 2 vitesh, 14 politikanë nga Xhamu Kashmiri u takuan me kryeministrin indian, Narendra Modi. Edhe pse nuk u mor asnjë vendim në takim, u bë kontakti i parë i New Delhi-t me politikanët e rajonit.
– Tensionohen marrëdhëniet me Pakistanin
Vendimet e Indisë ndaj Xhamu Kashmirit rritën tensionet ekzistuese me Pakistanin fqinj.
Pakistani, në reagim të vendimit të New Delhi-t, vendosi që të ul nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Indinë.
Te të dyja vendet nuk ka ambasador të vendit tjetër.
Me këtë, Pakistani dhe India më 25 shkurt të vitit 2021 arritën marrëveshje për “pajtim absolut” ndaj armëpushimit në kufirin e diskutueshëm të Kashmirit, si dhe të të gjitha marrëveshjeve.
Në mediat ndërkombëtare publikohen lajme se të dyja vendet po vazhdojnë me “diplomacinë e fshehur”, por kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, theksoi shumë herë se nuk do të përmirësohet niveli i marrëdhënieve me Indinë përderisa nuk anulohen vendimet e 5 gushtit.