Ballina Lajmet Kosovë Kallas të hënën informon kryediplomatët e shteteve evropiane rreth dialogut Kosovë –...

Kallas të hënën informon kryediplomatët e shteteve evropiane rreth dialogut Kosovë – Serbi

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, të hënën do t’i njoftojë ministrat e Jashtëm të BE-së për zhvillimet e fundit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takimi i Këshillit të Punëve të Jashtme do të mbahet në Luksemburg dhe pritet të nisë në ora 08:00, nën drejtimin e vetë Kallas.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për marrëdhëniet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përballë sfidave politike dhe për të garantuar stabilitetin në rajon.

Gjithashtu, Kallas do t’i informojë ministrat për vizitat që i ka zhvilluar së fundmi në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë, ku ka diskutuar me liderët lokalë për situatën aktuale në këto vende.

Exit mobile version