Zëdhënësi i presidentit të Turqisë, Ibrahim Kalın tha se Turqia dënon ashpër aktin e SHBA-së, e cila me veton e saj bllokoi miratimin e rezolutës mbi Kudsin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, raporton Anadolu Agency (AA).
“Fakti të çon të mendosh se administrata amerikane ende nuk e ka kuptuar gabimin e saj dhe se nuk ka hequr dorë nga vendimi i kontestuar për Kudsin edhe pas të gjitha paralajmërimeve të bashkësisë ndërkombëtare. Të enjten në mëngjes do të ketë takim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku do të diskutohet çështja e Kudsit. Ne në këtë periudhë do të vazhdojmë aktivitetet tona diplomatike”, tha Kalın.
SHBA me veton e saj pengoi votimin e rezolutës, e inicuar nga Turqia dhe e propozuar nga Egjipti. Rezoluta kërkonte vërtetim ligjor të njohjes jolegjitime amerikane të Kudsit si kryeqytet të Izraelit.