Kafeneja e veçantë në Londër që shërben edhe si qendër sociale

Programi synon të trajnojë të rinjtë me aftësi të kufizuar

Fair Shot është si çdo kafene tjetër në Londër, por është gjithashtu një qendër trajnimi për të rinjtë me aftësi të kufizuara.  Në Angli, vetëm 4.8% e njerëzve me aftësi të kufizuara janë punësuar në 2022-2023, sipas sondazhit vjetor të qeverisë për kujdesin social për të rriturit. Bianca Tavella, themeluese dhe shefe ekzekutive e “Fair Shot”, beson se norma është shumë e ulët dhe ka një mënyrë për të ndihmuar në rregullimin e saj.

“Fair Shot është një organizatë bamirëse dhe gjithashtu një kafene ku të rinjtë me aftësi të kufizuar mësojnë sesi të punojnë. Ne synojmë të luftojme shkallën 95 % të papunësisë tek të rriturit me aftësi të kufizuara. Kjo pasi nuk ka shumë mundësi për të rinjtë që të kenë punësim të qëndrueshëm. Ne ofrojmë një program praktik për 15 të rinj me aftësi të kufizuara çdo vit, dhe më pas ne marrim 90% të tyre që janë gati për punësim”.

Pasi u rrit me një mik autik, Tavella, 29 vjeç, hartoi një plan për personat me aftësi të kufizuara ose çrregullime të zhvillimit neurologjik duke u ofruar mundësinë për shfaqur potencialin e tyre duke ofruar trajnime si për atë edhe për punëdhënësit. Ka pasur histori të shumta suksesi shprehet ajo, duke kujtuar një student, prindërit e të cilit nuk besonin se vajza e tyre mund të kishte ndonjëherë një punë. Ajo dy vitet e fundit ka punuar si bariste në një kafene tjetër.

“Jam shumë krenare që kam marrë një punë me pagesë sepse në të kaluarën kam aplikuar për punësim dhe më kanë refuzuar. Më kanë thënë të bëj durim dhe gjithçka ndodh për një arsye. Po të mos ishte Fair Shot, do të isha në shtëpi duke bërë mos bërë asgjë.”

Studentët e Fair Shot mund të kenë autizëm, çrregullim të dëgjimit, vështirësi në aftësitë motorike, sindromë Doën ose e padiagnostikuar. Programi trajnon 15 persona në vit për të qenë gati për të siguruar punë me pagesë. 19 punëdhënës janë regjistruar për t’u dhënë punë studentëve. Ka mbi 40 hapa që duhet të kalojë një kompani partnere, të cilat mund të zgjasin një vit ose më shumë pasi një konsulent Fair Shot punon për të ndihmuar në trajnimin e stafit.


“Nuk mund të kesh një normë papunësie kaq të lartë, në 95%, dhe të mos presësh që njerëzit të mos ndihen të dëshpëruar dhe të mos ndihen pozitivë për të ardhmen. Mendoj se është e mahnitshme që këto modele të ndryshme të ndërmarrjeve sociale po shfaqen nëpër Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është për të gjithë si për gratë, për njerëzit e pastrehë, për ish-të dënuarit dhe për njerëzit me aftësi të kufizuara në të mësuar, sepse më në fund duket sikur e ardhmja është pak më e ndritshme.”

Partnerët përfshijnë restorante si The Ivy, kafene dhe kompani të mëdha si Goldman Sachs. Reagimet nga punëdhënësit për punësimet e tyre të reja kanë qenë entuziaste. “Gjëja ime e preferuar deri më tani duke punuar në Fair Shot është përvoja që po marr dhe gjithashtu zhvilloj aftësi duke mësuar se si të bëj kafe, si të gatuaj ushqim, pastrimi dhe marrja e porosive të klientit si dhe duke bere sanduiçët.”

I zënë duke realizuar chai lattes dhe duke shërbyer frittata me brokoli të pjekur, Alex Watling, 18 vjeç, është në gjysmë të trajnimit të tij në Fair Shot. “Jam krenar që e kam bërë këtë punë deri më tani, shpresoj që në fund të kursit të shkoj drejt pune me pagesë.”

Nëpërmjet programit, në kafenenë në Covent Garden, synohet të rritet gjenerata e ardhshme e baristëve të aftë dhe asistentëve ekspertë në kafene. “Unë mendoj se ky është një vend i këndshëm në Londrën qendrore që u jep njerëzve mundësinë dhe i ndihmon të ndërveprojnë së bashku.”

Pas programit, të diplomuarit paguhen nga punëdhënësit dhe vetë Fair Shot mbështet të gjitha palët e përfshira për 6 muajt në vijim.