Të nisësh ditën me një filxhan kafe për të zgjuar mendjen dhe trupin duket si zgjidhja e duhur e çdo mëngjesi të mirë.
Në fakt për çdo kafedashës ky proces shijimi e përgatitje është vërtet i veçantë dhe i pazëvendësueshëm.
Aroma e mirë e kësaj pije është shumë ftuese në çdo orë të ditës e sidomos në ato të lodhshmet.
Kafeja në vetëvete njihet si një pije me shumë pak kalori dhe e sigurt për ta konsumuar edhe gjatë dietave.
Gjithsesi krahas këtij pohimi dietologët thonë se pikërisht filxhanët e vegjël të kafesë që konsumoni çdo ditë mund të jenë shkaku kryesor i kileve të tepërta.
Kafeina dhe Pesha e Tepërt
Kafeina njihet si një substancë që ndihmon në rënien në peshë dhe zgjon trurin.
Ndonëse sipas mjekëve nëse konsumohet në sasi të mëdha mund të jetë e dëmshme.
Një nga burimet më të mëdha të kësaj substance që çliron edhe energji është kafeja.
Shumë studime thonë se jo gjithnjë kafeina ndihmon në humbjen në peshë.
Ka disa lloje të ndryshme të kafesë të cilat mund të kryejnë funksione të ndryshme në trupin tuaj përsa i përket peshës.
Prandaj është gjithnjë e rëndësishme të zgjidhni të duhurën për të mbajtur nën kontroll peshën tuaj.
Më poshtë gjeni të listuara disa nga llojet e kafeve dhe arsyet se përse po ju shëndoshin.
Kafe Makiato
Nëse dëshiron të mbani peshën trupore nën kontroll dhe jeni kafedashës kini kujdes me këtë pije.
Kafe të tilla si makiato apo kafetë kremoze me qumësht nëse konsumohen në sasi të mëdha gjatë ditës mund të rrisin kaloritë.
Rreth 400 ml kafe makiato apo kafe e gjatë me qumësht dhe krem ka rreth 400 kalori që zë një pjesë të mirë të kalorive ditore.
Nëse konsumoni çdo javë më shumë se 800 ml kafe makiato sipas ekspertëve mund të shtoni deri në 5.5 kg çdo vit.
Sheqeri në Kafe
Edhe kafeja ekspres apo turke që konsumoni çdo ditë në shtëpi mund të jetë një burim kilesh të tepërta.
Ndonëse mund të duket sikur nuk po i shtoni shumë sheqer apo qumësht kafes tuaj vetëm 5 kafe të tilla në ditë kanë 370 kalori.
Këto sasi kalorish nëse merren çdo ditë mund t’ju shtojnë rreth 200 gramë më shumë çdo javë.
Si ta Evitoni
Dietologët ju këshillojnë ta konsumoni këtë pije jo më shumë se 2-4 filxhanë të shkurtër të kafeje në ditë.
Këshillohet kafeja e shkurtër e zezë duke mos i shtuar krem, qumësht apo sheqer.
Gjithsesi edhe kjo lloj kafeje nuk rekomandohet të konsumohet shumë nga mjekët.
Kjo pasi mund të shtojë nivelin e ankthit, probleme të zemrës dhe irritime.