Nuk ka dyshim se kafja ka dobi të shumëfishtë për organizmin tonë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të pihet me stomak të zbrazët, pra pikërisht jo në mëngjes. Nëse pini një filxhan kafe të zezë me stomakun bosh, kjo çon në çlirimin e acidit hidroklorik brenda traktit tonë të tretjes së ushqimit.
Nëse tashmë vuani nga gastrititi, me siguri që këtë e keni ndjerë. Acidet kanë rolin e shpërbërjes së ushqimit në stomakun tonë. Kur hani ndonjë ushqim të rëndë, kjo mund të shkaktojë probleme me tretjen, e cila shkon deri te vështirësitë me tretjen e proteinave.
Kur proteinat nuk janë plotësisht të tretura, kjo mund të sjell deri te problemet e tjera siç janë inflamacioni i zorrëve, fryrja e stomakut, irritimi por edhe deri te kanceri i zorrës së trashë.
Për këto arsye, ekspertët paralajmërojnë që kafeja kurrsesi nuk duhet pirë në mëngjes sapo të zgjoheni. Arsyeja për këtë është se kjo do të rrisë nivelin e kortizolit shumë shpejt dhe trupit do t’i nevojitet shumë kohë që të kthehet në gjendjen normale.
Ky hormon kontrollon orën tonë biologjike dhe aftësinë për të qëndruar zgjuar. Po ashtu, konsumimi i kafes me stomak bosh, do të rris edhe nivelin e acideve në lukth, çka mund të sjell fryrjen e stomakut por edhe të vjella. Pra, kafja duhet pirë një orë pasi të jeni zgjuar. Kjo nënkupton se duhet të hani diçka para kësaj, edhe nëse bëhet fjalë për një rriskë të hollë buke.
Nëse jeni një tip i personit i cili nuk mund të filloj ditën pa një filxhan kafe, atëherë ekziston edhe një truk tjetër të cilin mund ta përdorni për të zvogëluar efektet e dëmshme: shtoni pak qumësht apo gjalpë në kafe.