Kadri Veseli tregon pse e përkrahën rrëzimin e Isa Mustafës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pas rrëzimit të Qeverisë Mustafa, ka thënë se si partnerë të koalicionit kanë humbur besimin në udhëheqjen e kryeministrit në largim Isa Mustafa.

Sipas tij kjo është arsyeja pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje, njofton Klan Kosova.

Veseli këto komente i ka bërë në një video të publikuar në rrjetin social facebook, derisa pohon po ashtu se Qeverisja e Isa Mustafës, nuk e ka çuar vendin përpara në ritmin e duhur.