Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim është realizuar trajnimi për Mbijetesë Malorë në kushte dimërore për kadetët e vitit të 4-të, të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së.
“Ky program intensiv është krijuar për të sfiduar kadetët dhe për t’i pajisur ata me aftësi thelbësore të mbijetesës në kushte ekstreme malore duke u fokusuar në mësimin e teknikave të ngjitjes dhe zbritjes me litar, ndërtimin e strehëve dhe ndezjen e zjarreve në kushte të vështira, orientimin dhe navigimin në terrene të ashpra dhe menaxhimin e burimeve materiale nga natyra”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Kadetët kanë treguar shkathësitë e tyre për t`u përballur me sfidat.
“Kadetët treguan shkathtësitë e tyre për t’u përballur me sfidat ku kjo tregon se këta të rinj do të jenë udhëheqës të ardhshëm të njësive të FSK-së, duke punuar dhe vepruar me punë në ekip dhe vendosmëri, duke mishëruar vlerat thelbësore të shërbimit dhe gatishmërisë”, thuhet ndër të tjera.