Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi ka drejtuar akuza ndaj Presidenti të vendit, Hashim Thaçit. Ajo ka thënë se ai do t’i jap llogari vendit.Kadaj-Bujupi ka thënë se Presidenti po dëshmon se nuk është përfaqësues i unitetit të popullit.Madje ajo përmes rrjetit social Facebook akuzon Thaçin edhe për përpjekje të blerjes së deputetëve, si dhe vlerëson se ai do të shkarkohet paqësisht.
Gjeni pa ndëryrje publikimin e Kadaj-Bujupit:I ashtuquajturi President përsëri po dëshmon me veprimet e tij se nuk e përfaqëson asunitetin dhe as popullin. Dhunshëm krijoi karrierën e tij politike. Dhunshëm nënshkroi marrëveshjet kundërkushtetuese me Serbinë. Dhunshëm u zgjodh në krye të shtetit.
Kryedhunuesi i shtetësisë ende po shtiret me maskën e paqësorit. Maskën me të cilin po përpiqet ta mbajë peng ende Republikën. Të blejë ende deputetët. Të bëjë ende pazare me Srpskan e Vuçiqit.Dhunshëm u ngrite. Dhunshëm u zgjodhe. Dhunshëm shite interesat e vendit.Paqësisht zbrite. Paqësisht do shkarkohesh ! Paqësisht do i japësh llogari vendit!/Mesazhi/