PËRBËRËSIT: 1 pako kadaif, 150 g gjalpë, 150 g arra të bluara, 450 g sheqer, 400 ml ujë, 2-3 feta limoni dhe lëngu i 1/2 limoni.
PËRGATITJA: Shpupurisni fillimisht kadaifin, shtoni gjalpin e tretur edhe e përzieni mirë duke e copëtuar. E shtroni gjysmën në tavë, shtypeni mirë, shtoni arrat edhe pastaj pjesën tjetër. E shtypni përsëri dhe futeni në furrë për 50 minuta me 170 ° sa të marrë ngjyrë të artë. Pasi të ftohet plotësisht i shtoni shurupin e ngrohtë. Për ta dekoruar shtoni lart pak fistiqe dhe petale trëndafili, ose asgjë vetëm me fetat e limonit. Duhet lënë disa orë para se ta shijoni në mënyrë që kadaifi të përthithë të gjithë shërbetin. Ju bëftë shumë mirë!
Kjo recetë u përgatit nga Papare_the beautyofsmallthings