Kaçja njihet si ilaç natyral, që ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve. Kjo pemë e kuqe është e pasur me vitamina, minerale dhe përbërës të tjerë. Është e pasur me vitaminat C, A, E, dhe ato të kompleksit B, kalium, hekur, selen, mangan, magnez, kalcium, fosfor, squfur dhe zink. Po ashtu është e pasur me pektinë, betakarotinë dhe luteinë.
VETITË SHËRUESE TË KAÇES
Parandalon kancerin dhe sëmundjet kronike: Kaçja njihet si antioksidues i fortë, që ndihmon në lirimin e radikaleve të lira nga organizmi. Mungesa e antioksiduesve në organizëm, ndikon në rrezikun e shtuar për sëmundje të ndryshme, si pengesat në zemër, plakja e hershme dhe kanceri.
Ul kolesterolin: Disa nga përbërësit e saj organik ndikojnë në zvogëlimin e yndyrës në gjak. Me zvogëlimin e yndyrës zvogëlohet edhe sistemi kardiovaskular, duke pakësuar sulmin në zemër dhe në tru. Forcon imunitetin: Kaçja posedon shumë vitamina C, që është një nga luftuesit më të mëdhenj në forcimin e sistemit imun. Vitamina C ndikon pozitivisht punën e rruazave të bardha të gjakut, ndihmon në luftën kundër astmës dhe sistemit respirator në përgjithësi.