Kabineti izraelit mblidhet për të miratuar marrëveshjen e armëpushimit në Gaza

Kabineti izraelit i Sigurisë ka filluar diskutimet sot për të miratuar marrëveshjen e armëpushimit dhe të shkëmbimit të të burgosurve me Hamasin, njoftojnë mediat izraelite, transmeton Anadolu.

Pasi kabineti të japë miratimin, marrëveshja do t’i përcillet qeverisë për miratim të mëtejshëm, megjithëse data e mbledhjes së qeverisë mbetet e pavendosur, raportoi e përditshmja Yedioth Ahronoth.

Marrëveshja e propozuar, e planifikuar për t’i dhënë fund luftës në Gaza, përfshin një shkëmbim pengjesh të mbajtur nga Hamasi për të burgosurit palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.

Ky takim vjen mes presionit ndërkombëtar në rritje për të siguruar një armëpushim dhe për të adresuar krizën e rëndë humanitare në Gaza.