Kabineti i Iz’raelit miraton ar’mëpushimin me He’zbollahun

Zyra e Netanyahut thotë se kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar një armëpushim me Hezbollahun.

Zyra e Netanyahut tha se plani u miratua me një votim 10-1. Votimi natën vonë erdhi pak përpara se presidenti amerikan Joe Biden të pritej të njoftonte detajet e marrëveshjes në Uashington.

Më herët, Netanyahu kishte mbrojtur armëpushimin, duke thënë se Izraeli i ka shkaktuar dëme të rënda Hezbollahut dhe tani mund t’i përqendrojë përpjekjet e tij në luftëtarët e Hamasit në Gaza dhe shqetësimin e tij kryesor të sigurisë, Iranin.

Netanyahu premtoi se do të godasë fort Hezbollahun nëse shkel marrëveshjen e pritshme.