Ka shkuar në 235 numri i personave të vrarë në sulmin terrorist në një xhami në Sinain e Veriut, tha prokurori i përgjithshëm i Egjiptit.
Policia thotë se disa burra qëlluan me armë zjarri dhe hodhën bombë në drejtim të besimtarëve kur ata ishin duke e falur namazin e së premtes në xhami, në qytetin Bir al-Abed.
Sipas prokurorit, së pari ata hodhën bomba, e më pas gjuajtën me armë besimtarët që nisën të iknin.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi, por tashmë dihet se fantazma e grupit terrorist ISIS ende sillet nëpër botë, sado që pretendohet se grupi është mposhtur. Poashtu dihet se ndër vendet më të preferuara për sulm, ISIS-i i ka pikërisht xhamitë ku falen b.