Ministrja e Punëve të Brendshme të Britanisë së Madhe, Amber Rudd, deklaroi se “i dyshuari për sulmin terrorist në Manchester ka qenë i njohur për shërbimet inteligjente në një pikë të caktuar”, raporton Anadolu Agency (AA).
Rudd në një deklaratë për mediat lokale lidhur me sulmin deri tek i cili erdh të hënën mbrëma, tha se është e sigurtë se ditëve dhe javëve në vijim do të ketë më shumë informacione për sulmuesin.
Në pyetjen se si erdhi deri te sulmi duke marrë parasysh faktin se sulmuesi ka qenë i njohur për shërbimet inteligjente, Rudd tha se shërbimet kanë informacione për shumë njerëz, porse nuk mund të gjithë të t’i arrestojnë.
Ajo me këtë rast lavdëroi punën e shërbimeve inteligjente kur është fjala për luftën kundër terrorizmit dhe shtoi se falë kësaj nga viti 2013 janë parandaluar 13 sulme terroriste.
Ndonëse përgjegjësinë për sulmin e mori organizata terroriste DEASH, Rudd tha se shërbimet inteligjente këtë nuk mund ta konfirmojnë. Në rrjedhë është hetimi nëse sulmuesi ka bashkëpunuar me dikë.
Para përfundimit të koncertit të pop kengetares Ariana Grande në Manchester Arena më 22 maj ndodhi një shpërthim i fuqishëm në të cilin humbën jetën së paku 22 persona ndërsa 59 të tjerë u plagosën.
Policia më herët konfirmoi se i dyshuari për sulmin në Manchester është shtetasi britanik 22 vjeçari, Salman Abedi. Mediat britanike theksojnë se Abedi ka lindur në Manchester dhe është me origjinë libiane. Organizata terroriste DEASH mori përsipër përgjegjësinë për sulmin.