Ka një prodhues të ri superveturash.
Nilu27, një markë e themeluar nga projektuesi i Koenigsegg dhe Bugatti, Sasha Selipanov, sapo ka zbuluar veturën e saj të parë: NILU.
Në vend që të mbështetet në teknologjinë më të avancuar si turbocharging ose asistencë hibride, kjo veturë merr qasjen puriste, duke përdorur një motor V-12 me aspirim natyral të lidhur me një transmetim manual me porta.
Numrat e saktë të fuqisë nuk janë të disponueshme, por Nilu27 thotë se V-12 do të prodhojë “më shumë se 1000 kuaj fuqi”, përcjell Telegrafi.
Ajo që nuk do të gjeni në kabinën e NILU janë shumë butona.
Nuk ka butona në timonin e përkryer të rrumbullakët dhe asnjë modalitet drejtimi.
I vetmi ekran që do të gjeni është i integruar në pasqyrën e pamjes së pasme për të përmirësuar dukshmërinë.
Bëhet e ditur se marka do të ndërtojë 15 nga këto hipervetura, por ende nuk dihet nëse ato do të jenë të ligjshme në rrugë.
Në njoftimin e saj, kompania përmend gjithashtu planet për të ndërtuar 54 njësi “të homologuara në rrugë”, duke sugjeruar se 15 makinat e para do të jenë vetëm për pistën e garave.