Ballina Auto Ka emrin e një aeroplani luftarak, arrin shpejtësinë nga 0 në 100...

Ka emrin e një aeroplani luftarak, arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km/h për 2.5 sekonda – Doknvervoort prezanton F-22

Nëse jeni duke kërkuar për një F-22 pa krahë, drejtohuni tek Donkervoort.

F22 e tyre me konstruksion ultra të lehtë dhe inteligjent thjesht “gëlltit” kthesat.

Përveç kësaj, përshpejton nga 0-100 km/h për vetëm 2.5 sekonda dhe arrin pothuajse 300 km/h.

E gjithë kjo performancë rivalizon veturat më të mira hiper sportive me motorë masivë.

Megjithatë, për specialistin holandez Donkervoort, motori me pesë cilindra 2.5 TFSI i Audi i mjafton për këtë.

Prodhuesi ka paralajmëruar prodhimin e pesë njësive të fundit të këtij modeli, pas të cilit motori Audi do të dalë në pension.

Në të njëjtën kohë, Donkervoort konfirmoi ardhjen e pasardhësit dhe theksoi në njoftimin zyrtar se modeli i ri nuk do të jetë elektrik dhe do të jetë dukshëm më i shtrenjtë.

Veturat Donkervoort janë një pamje e rrallë në rrugë dhe njësitë nga seria Final Five do të jenë një ekskluzivitet i vërtetë.

Kjo bishë, që peshon pak më shumë se 700 kilogramë, fuqizohet nga një motor Audi qw prodhon 500 kuaj-fuqi.

Risitë për këtë seri përfshijnë frenat e rinj, rrotat më të lehta dhe një sistem shkarkimi titani.

Lista e opsioneve përfshin sistemin e ngritjes së shasisë, ajër të kondicionuar të përmirësuar, alarm, kamerat e përparme dhe të pasme dhe ulëset Recaro me fibra karboni.

Duhet theksuar se të pesë njësitë tashmë janë shitur, pavarësisht çmimit fillestar prej së paku 315,000 euro.

Exit mobile version