Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore me rezultatin 1 me 2 ndaj Salernitanas në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie A.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Maggiore, për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij.
Në pjesën e dytë, Juventusi mbeti me një lojtar më shumë në fushë, pasi autori i golit (Maggiore) u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Për ekipin e Max Allegrit golat e fitores i shënuan: Illing Junior dhe Vlahovic.
Me këtë fitore, “Zonja e Vjetër” shkon në kuotën e 46 pikëve në pozitën e dytë, vetëm dy më pak se lideri Inter (48).