Andres Iniesta nuk ka vazhduar ende me Barcelonën, ndërsa interesimi i Juventusit për lojtarin nuk është më.
Iniesta e ka pranuar që nuk ka marrëveshje me Barcelonën edhe pse Josep Maria Bartomeu ka thënë se do të vazhdohet me lojtarin.
Sipas Sport lojtari tashmë 33 vjeç është në mëdyshje të madhe pasi është në vitin e fundit të kontratës.
Juventusi që e donte me ngulm këtë vit, nuk e do pas një viti duke e parë edhe moshën e lojtarit.
Iniesta nuk është pajtuar me propozimin e klubit dhe marrëveshja duket larg.
Por Barcelona është e vendosur ta mbajë dhe sipas Sport do t’i ofrojë një marrëveshje të re.
Iniesta të gjithë karrierën e tij e ka kaluar në këtë klub, ndërsa ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.