Juventusi në garë për Shpendin

Juventusi është vetëm një nga skuadrat e mëdha të Italisë që ka shprehur interesim për sulmuesin shqiptar, Kristian Shpendi.

Mediumet italiane raportojnë të hënën se Juventusi po rivalizon Fiorentinën, Napolin dhe shumë skuadra tjera për shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar.

Shpendi po shkëlqen këtë sezon te Cesena dhe aktualisht është golashënuesi më i mirë në Serie B me 10 gola të realizuar në 16 paraqitje.

Te Juventusi janë të gatshëm të paguajnë deri në 5 milionë euro për Shpendin, i cili ka kontratë me Cesenan deri në verën e vitit 2028.

Juventusi po synon transferimin e Shpendit në fund të sezonit, pasi edhe sulmuesi po dëshiron të mbetet te Cesena deri në verë përpara se ta bëjë hapin e madh në karrierë.

Shpendi është pjesë e Kombëtares U21 të Shqipërisë prej nëntorit të vitit 2022 dhe në 8 paraqitje ka shënuar 1 gol.