Juventusi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për të nëntën herë në histori.
Skuadra italiane në gjysmëfinale eliminoi Monacon, pasi e mposhti me rezultat 2-1 dhe nga të dy ndeshjet me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Golat për Juventusin i shënuan Mario Mandzukiç në minutën e 33-të dhe Dani Alves në minutën e 45-të.
Golin e vetëm për francezët e shënoi talenti 18-vjeçar, Mbappe Lottin në minutën e 69-të.
Juventusi në finale pret fituesin e ndeshjes Atletico Madrid – Real Madrid, ku favorit është skuadra e Zidane, pasi që është në epërsi prej tre golash nga ndeshja e parë.