Juventusi mbetet një muaj pa Conceicaon

Skuadra e Juventusit ka marrë një goditje në start të sezonit 2024/25.

Njëri prej përforcimeve të verës, portugezi Francisco Conceicao është lënduar dhe do ti mungoj Juventusit të paktën për një muaj.

Ekipi italian të enjten ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit të krahut, i cili ka dëmtuar muskulin e këmbës në barazimin pa gola ndaj Romës.

Në fakt, Conceicao debutoi në këtë ndeshje me fanellën e Juventusit duke u inkuadruar në pjesën e dytë dhe pati paraqitje të mirë.

21-vjeçari iu bashkua Juventusit nga Porto në formë huazimi për një vit me opsionin e blerjes së tij verën tjetër për 22 milionë euro. Për huazimin njëvjeçar të Conceicaos, Juventusi ka paguar 7 milionë euro.