Juventusi fiton thellë në Bologna, ngjitet në pozitën e dytë

Juventusi ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e tyre në udhëtim te Bologna.

Pas barazimit në shtëpi ndaj Interit, skuadra e Massimiliano Allegrit i është kthyer fitoreve në ndeshjen e tyre ndaj Bolognas në një takim të dominuar nga ta.

Binconerët e nisën mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë, por goli i parë për 1-0 erdhi vetëm në minutën 27-të nga një goditje perfekte e Miralem Pjanicit nga goditja e lirë.

Pjanic shënoi një supergol nga goditja e dënimit

Mysafirët vazhduan me lojë të mirë edhe në vazhdim dhe në minutën e 36-të ishte radha e golit të 2-0, i cili u shënua nga Mario Mandzukic pas asistimit të Pjanicit dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, skuadra e Allegrit menaxhoi mirë ndeshjen dhe arriti të shënoj edhe një gol dhe të vulos fitoren.

Ishte mesfushori brazilian, Blaise Matudi, i cili shënoi një gol të bukur për 3-0 në minutën e 64-të dhe ky gol vulosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Matudi zgjodhi të festojë së bashku me Dybalan

Pas kësaj fitore, Juventusi ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 41 pikë, ndërsa Bologna renditet në vendin e 12-të me 21 pikë të mbledhura.

Në ndeshjen e ardhshme, Zonja e Vjetër luan në shtëpi ndaj Romës, teksa Bologna udhëton te Chievo.