Një talent shqiptar blihet nga skuadra kampione e Italisë Juventus. Mediat italiane në ditën e fundit të merkatos verore raportuar se sulmuesi Andi Zeqiri i datëlindjes 1999 është transferuar te bardhezinjtë, me kampionët në fuqi të Serisë A që do të të kenë të drejtën e blerjeS nëse binden për aftësitë e tij.
Zeqiri është një futbollist me origjinë kosovare i formuar te Laussane, skuadër që e ka grumbulluar në ekipin e parë në moshën 15-vjecare, ndërsa në Itali fillimisht do të jetë pjesë e ekipit të të rinjve të Juventusit.
Gjatë sezonit 2014 – 2015 Zeqiri është aktivizuar në 3 ndeshje në Challenge Legaue, ndërsa sezonin pasardhës në 14 takime, madje duke shënuar 2 gola.
Që nga viti 2015 Andi Zeqiri është grumbulluar me përfaqësueset e moshave të Zvicrës, pikërisht me U-17 dhe U-19, ku në 9 ndeshje ka mundur të shënojë 3 gola.