Serie A ka nisur sot me ndeshjen ndërmjet Chievos dhe Juventusit.
Mbrojtjen e titullit “Zonja e Vjetër” e ka nisur mbarë, duke arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e sotme përkundër që me vështirësi, transmeton Koha.net.
Khedira i dha epërsinë Juventusit në minutën e tretë.
Por vendasit u kundërpërgjigjën për mrekulli përmes Stepinskit që barazoi shifrat në minutën e 38.
E në pjesën e dytë Chievo përmbysi rezultatin kur nga penaltia shënoi Gieaccherini.
Një autogol nga Bani në minutën e 75 barazoi sërish shifrat, e në minutën e 90+3 Bernardeschi i siguroi fitoren Juventusit.
Në këtë takim debutoi në fanellën e Juves edhe ylli portugez Cristiano Ronaldo.