Juventusi ka barazuar me Tottenhamin në ndeshjen e 1/8 të Ligës së Kampionëve.
Gonzalo Higuain shënoi që në minutën e dytë për t’i dhënë zemër skuadrës së tij.
Argjentinasi shënoi edhe golin e dytë nga penalltia në minutën e nëntë, mirëpo dështoi në penalltinë e dytë në fund të pjesës së parë.
Në anën tjetër Kane ngushtoi epërsinë në minutën e 35-të.
Në pjesën e dytë, Tottenham ishte më kërkues, ku arriti të shënoj me një super-gol në minutën e 72-të.
Ndeshja e dytë e cila dvo të zhvillohet me 7 mars pritet të jetë vendimtare për skuadrat në luftën për një vend në çerekfinale.