Juventus shumë pranë nënshkrimit me Costa

Juventus është shumë pranë një marrëveshjeje me Bayern Munchen për të transferuar në Torino yllin brazilian, Douglas Costa.

Bardhezinjtë ofrojnë 10 milionë euro për huazimin e lojtarit me detyrim blerjeje ku do të paguajnë dhe 30 milionë euro të tjera vitin tjetër, shkruan Goal.com
Kampionët e Italisë shpresojnë që ta mbyllin marrëveshjen në fund të kësaj jave për ta patur sa më shpejt në ekipin e tyre brazilianin.

Ndërkohë që Juventus ka arritur marrëveshjen me Costa, i cili do të përfitojë 6 milionë euro në vit.