Juventus rikthehet te fitorja, shkëlqejnë Morata dhe Dybala

Juventus është rikthyer me pikë të plota nga Hungaria, duke e mundur 1-4 Ferencvaros.

‘Zonja e Vjetër’, me Cristiano Ronaldon në formacion, është rikthyer te fitorja, pas humbjes nga Barcelona xhiron e kaluar.

Në sfidën ndaj Ferencvaros, Alvaro Morata tregoi formë të lartë, duke shënuar dy golat e parë, në minutat 7’ dhe 60’.

Paulo Dybala, i ardhur nga bankina, arriti po ashtu të shënonte dy herë, në minutat 73′ dhe 82′.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Franck Boli, që shënoi në minutat shtesë.

Me këtë fitore, Juventus numëron gjashtë pikë, dhe renditet në vendin e dytë në grupin G.