Juventus ka vendosur të mos bëj blerjen e Patrik Schick nga Sampdoria.
Drejtuesit bardhezinj janë takuar me drejtuesit e Sampdoria për të gjetur një zgjidhje, pas disa vizitave mjekësore shtesë që iu nënshtrua futbollisti, pasi kishte pasur disa probleme në vizitat e bëra një muaj më parë. Ishte një takim ku bardhezinjtë i kanë komunikuar drejtuesit të Sampdoria se kanë hequr dorë nga bisedimet dhe kjo është konfirmuar nga të dyja klubet me komunikatë zyrtare në rrjetet sociale.
Fund i bujshëm i çështjes Schick. Juventus, pasi e detyroi sulmuesin të bënte disa vizita mjekësore shtesë, ka vendosur mos të marrë shërbimet e tij. Bardhezinjtë kanë vënë re disa probleme kardiake, të cilat janë ende për t’u kuptuar. Tani, sulmuesi nga Çekia duhet të kuptojë mirë situatën ku ndodhet dhe të vlerësojë të ardhmen. Sampdoria është e gatshme ta shesë sërish, por a do të jetë dakord ndonjë klub tjetër të shpenzojë 30 milionë euro për dikë që nuk jep garanci fizikisht.