Juventus ndalet nga Atalanta

Juventus dhe Atalanta kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1 në derbin e xhiros së 12-të të Serie A, të zhvilluar në Torino.

‘Zonja e Vjetër’ kaloi në epërsi 1:0, me golin e Federico Chieas.

Zvicerani Remo Freuler në minutën e 57’, barazoi në 1:1 rezultatin.

Juventus pati mundësi të rikthej epërsinë, por Cristiano Ronaldo dështoi nga penalltia në minutën e 51’.