Juventus eliminon Tottenhamin, pas ndeshjes vjen lajmi i keq nga UEFA

Mbrojtësi Medhi Benatia dhe mesfushori Miralem Pjanic do të mungojnë në ndeshjen e parë çerekfinale.
Juventus mposhti Tottenhamin me rezultat 2:1 në ndeshjen e kthimit në Wembley dhe u kualifikua në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala shënuan golat për “Bianconerët” që u rikthyen nga disavantazhi për të dalë fitues ndaj ekipit londinez.

Por, një lajm i keq për Juventusin vjen nga UEFA, përcjell “lajmi.net”.

Mbrojtësi Medhi Benatia dhe mesfushori Miralem Pjanic do të mungojnë në ndeshjen e parë çerekfinale për shkak të suspendimit.