Juventusi dhe Milani ka siguruar nga tre pikë në xhiron e 12’të në Serie A, pasi mposhtën Chievon, respektivisht Palermon.
Juventusi ka vazhduar me fitore në Serie A. Skuadra e Allegrit ka marrë tre pikë me shumë vështirësi si mysafirë i Chievos, ku fitoi me rezultat të ngushtë 2:1.
Golat për Juven i shënuan Mario Mandzukic dhe Miralem Pjanic, derisa për Chievon shënoi Sergio Pellissier. Pas kësaj fitoreje, Juve vazhdon të jetë në pozitën e parë me 30 pikë.
Në anën tjetër, edhe Milani ka vazhduar me fitore në Serie A, që ishte e dyta me radhë. Ekipi i Montellas mori tre pikë si mysafirë i Palermos, duke i mposhtur me rezultat po ashtu 2:1.
Golat për Milanin i shënuan Suso dhe Gianluca Lapadula, derisa për Palermon shënoi Ilija Nestorovski.
Pas kësaj fitoreje, Milani mbetet në ndjekje të Juves, të cilët gjenden në pozitën e dytë me 25 pikë.