Ballina Sport Futboll Juve thellon krizën e Manchester Cityt

Juve thellon krizën e Manchester Cityt

Juventusi kishte katër ndeshje rresht në Serie A e në Ligën e Kampionëve pa fituar, por të mërkurën në mbrëmje arriti pikët e plota ndaj Manchester Cityt, që e konfirmon krizën.

Juventusi fitoi në “Allianz Stadium” 2:0, ndaj Cityt që në dhjetë ndeshjet e fundit e ka vetëm një fitore, dy barazime e shtatë humbje.

Ndeshja i ka takuar xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve.

Dushan Vlahoviq dhe Weston McKennie i shënuan golat e fitores për “zonjën e vjetër” në pjesën e dytë.

Juventusi pas gjashtë ndeshjeve ka 11 pikë në vendin e 13-të.

City ndërkohë në vendin e 22-të mbetet me tetë pikë.

Exit mobile version