Juventusi e ka filluar me barazim pa gola sezonin në Ligën e Kampionëve ndaj Sevillas, duke demonstruar mungesën e pedigresë në garën elite të futbollit evropian, teksa në anën tjetër Lyoni ka marrë primatin me një fitore të thellë ndaj Dinamo Zagrebit në shtëpi prej 3-0.
Juventusi ishte dominant me raste nga fillimi, ani pse Sevilla kontrolloi mirë lojën me pasime të sakta e me intervale të posedimit të topit.
Juve më seriozisht e mori pjesën e dytë, por dështoi të bëjë ndonjë goditje të sakt në kornizë, pavarësisht përpjekjeve.
Sevilla nga ana tjetër ishte inekzistente në sulm duke u kënaqur me një barazim.
Pas ndeshjeve të para në Grupin H udhëheq Lyoni me pikë të plota më pas vijnë Sevilla dhe Juventusi, teksa pozitën e fundit e ka Dinamo Zagrebi, pozitë që nuk do ta lëshojë deri në fund të aventurës në Ligën e Kampionëve.