Ballina Artikuj Jusufi a.s – Për çdo sprovë që i binte nuk shikonte, veçse...

Jusufi a.s – Për çdo sprovë që i binte nuk shikonte, veçse veprat e mira të Allahut ndaj tij.

Foto ilustrim

Pyesja gjithmonë veten për sekretin e mirësisë së zotërisë sonë, Jusufit (a.s), ndërkohë që ai në vegjëlinë e tij nuk kishte parë prej jetës, veçse fytyrën e saj të ashpër?!
Si mundi të qëndronte i mirë përkundër tërë atyre situatave të vështira?!
Në fundin e kësaj historie mendoj se e gjeta sekretin në fjalën e Allahut të Madhëruar: “Është sjellë mirë me mua!” – ai nuk ka parë në tërë këto sprova, përveçse mirësinë e Allahut ndaj tij dhe butësinë e Tij me të.
Nuk ka pyetur përse hyra në burg dhe se unë jam viktimë, por ka thënë: “E më ka bërë mirë ndaj meje, ndërkohë që më nxori prej burgut!”
Dhe, nuk ka pyetur përse vëllezërit e mi ma punuan ashtu, por ka thënë: “Ju solli tek unë nga shkretëtira, pasi që shejtani cyti mes meje dhe mes vëllezërve të mi!”
Deri, edhe në fitnen (sprovën) me gruan e Azizit, qëndresa e tij ishte për shkak të përkujtimit të mirësisë ndaj tij: “Tha: Më ruajt Allahu (Mazallah)! Me të vërtetë Ai, Zoti im më ka bërë strehim të mirë!”
Për çdo sprovë që i binte nuk shikonte, veçse veprat e mira të Allahut ndaj tij.
Një zemër e tillë, shikon butësinë e Allahut me të në çdo detaj të jetës; shikon dhe përjeton bujarinë e Allahut, mirësinë dhe bamirësinë ndaj tij në zemër të çdo sprove në të cilën kalonte, është krejt e natyrshme, që të jetë zemër falënderuese e mbushur me dritë dhe që rrezaton dritë me të ata të cilët janë përreth tij.
Nëse Allahu ka bërë mirë ndaj tij, atëherë si mundet të mos jetë rob mirëbërës?!
Të gjithë ne jemi të zhytur në mirësinë e Allahut ndaj nesh, nëse jemi që meditojmë.
Ty të takon shyqyri dhe falënderimi, o Allah!
___________________
Dr. Mustafa Mahmud, nga libri: Reejtull-llah
Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja

Exit mobile version