Ndërprerja e negociatave për aderim të Turqisë në Bashkimin Evropian do të ishte një gabim shumë i madh i politikës së jashtme, deklaroi presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker në televizionin gjerman pas thirrjeve në këtë drejtim nga Austria.
“Në këtë moment, nëse i japim përshtypjen Turqisë se, cilado qoftë situata, Bashkimi Evropian nuk është gati të pranojë në gjirin e tij Turqinë, kjo do të ishte sipas mendimit tim një gabim i rëndë në politikën e jashtme”, tha ai në një intervistë për kanalin televiziv ARD.
Juncker nga ana tjetër thotë se Turqia është shumë largë nga integrimi në Bashkimin Evropian, pasi Junker pretendon se ka pasur shtypje pas puçit të dështuar të 15 korrikut.