Ju njoftojmë me “bishën” e radhës nga “Mercedes”

Modeli ‘EQC400’ i vitit 2020 nga Mercedes Benz po konsiderohet si emblema e veturave elektrike të kompanisë gjermane.

‘EQC’ posedon një motor elektrik në çdo bosht dhe një bateri litium-jon 80 kilovatësh. Falë këtij motori, prodhimi i ‘Mercedes’ arrin të prodhojë përreth 402 kuaj-fuqi, transmeton lajmi.net.

Këto përformanca të jashtëzakonshme ia mundësojnë ‘EQC’-së të arrijë shpejtësinë 100 km/h për 4.8 sekonda.

Ndërkohë, vetura gjithashtu posedon një ndërrues shpejtësish automatik me shtatë mundësi.

Për sa i përket çmimit standard, ai varion diku rreth 68 mijë euro. /