Gjithmonë nuk më ka pëlqyer ky term.
Sepse duket sikur ne jemi diçka tjetër. Sikur ata janë që nuk janë fetarë, janë në natyrshmëri, ndërsa ne që jemi fetarë jemi të profilizuar..
JO MOR JO..
E kundërta është e vërtetë.
Ne që ushqejmë shpirtin dhe trupin me ushqimin e vet. Ne që mbajmë lidhjet me Krijuesin dhe me krijesat. Ne jemi në natyrshmërinë e njeriut. Ndërsa ju që nuk e njihni kush ju krijoi, apo nuk doni t’a njihni, nuk jeni në natyrshmëri.
Ne jemi njerëzit që ecim me hartën e RRUGËS dhe dijmë ku hedhim këmbë.
Ndërsa ju do të lodheni shumë për t’u orientuar në rrugë..
SEPSE NUK KENI HARTËN E RRUGËS (Kur’anin)
PS: gjithsesi kjo nuk dmth se është meritë e jona dhe jemi më të mirë se ju. Sepse edhe ne kemi të metat tona.
Por kjo dmth që në rrugën tonë, ne pranuam të ecim me Manualin e Krijuesit tonë dhe të rrugës dhe jo Kuturu.
Ne jemi të dobët ashtu si ju. Por ne e pranuam se jemi të dobët dhe kërkuam forcë prej Krijuesit tonë. E kështu Krijuesi jonë Allahu i madhëruar, na dha forcë. Ndërsa ju mbeteni në dobësinë tuaj njerëzore.
Eduart Thartori