Joshua zyrtarizon kundërshtarin, në ring më 1 qershor
Pritjes i erdhi fundit.
Meçi mes Anthony Joshua dhe Jarrel Miller është konfirmuar zyrtarisht, me AJ që do të ndeshet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë në karrierën e tij.
Më 1 qershor, në Madison Square Garden do të organizohet ky meç i peshave të rënda, që premton të sjellë një natë të paharruar boksi.
Njoftimi që Anthony Joshua të organizojë një meç më 13 prill në stadiumin ‘Wembley’ është anuluar, shkaku i kohës së limituar dhe mungesës së kundërshtarit.
Eddie Hearn ka qenë figura kryesore e këtyre negociatave, duke shikuar të gjitha mundësitë e mundshme për t’i organizuar një meç kampionit të tyre të unifikuar.
Jarrell Miller, i cili do të sfidojë Joshuan është 30 vjeçar, dhe i gjatë 193 centimetra.