Joshua fiton me nokaut ndaj Pulev

Anthony Joshua mposhti sfiduesin e tij, Kubrat Pulev.

Anthony Joshua nuk lejoi befasi.Kampioni i botës në kategorinë e rëndë e mbajti premtimin e tij dhe mposhti sfiduesin Kubrat Pulev me nokaut në raundin e nëntë.

Pulev u rrëzua dy herë nga Joshua në raundin e tretë dhe nga aty vazhdoi dominimi i kampionit në fuqi.Dyshja ishin shprehur se do të hyjnë në ballafaqim me synim të fitojnë me nokaut por premtimin e mbajti kampioni në fuqi i cili vazhdon t’i mbrojë brezat e kampionit të botës në kategorinë e rëndë.Fitorja e Joshuas i hap rrugë duelit të madh të unifikimit të titujve me Tyson Fury.