Jordania konfirmon se nuk ka lejuar asnjë avion ush’tarak mbi hapësirën e saj ajrore pas su’lmeve iz’raelite në Iran

Ushtria jordaneze ka bërë të ditur se në vazhdën e sulmeve izraelite ndaj Iranit Jordania nuk ka lejuar asnjë avion ushtarak nga palët ndërluftuese në rajon të kalojnë në hapësirën e saj ajrore, transmeton Anadolu.

“Asnjë avion ushtarak nuk është lejuar të përshkojë hapësirën ajrore jordaneze nga asnjë prej palëve në konflikt në rajon”, raportoi agjencia jordaneze e lajmeve duke cituar një burim ushtarak.

Jordania e ka përsëritur edhe më herët këtë qëndrim përmes deklaratave zyrtare nga zyrtarë të ndryshëm, duke theksuar se mbretëria jordaneze “nuk do të jetë fushë betejë për askënd”.

Të paktën dy ushtarë iranianë u vranë gjatë natën së kaluar si pasojë e sulmit ndaj objekteve ushtarake iraniane nga ushtria izraelite, i cili erdhi në përgjigje të sulmit me raketa balistike në shkallë të gjerë të Iranit në Izrael më 1 tetor.

Shtëpia e Bardhë tha se sulmet e Izraelit duhet t’u japin fund shkëmbimeve të drejtpërdrejta të zjarrit midis dy palëve, duke paralajmëruar Teheranin për “pasoja” nëse ai përgjigjet.

Zyrtarët ushtarak iranianë më herët kishin paralajmëruar se çdo sulm nga Izraeli do të përballej me një “përgjigje më të ashpër”.