Qindra jordanezë janë tubuar kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe vazhdimit të ligjit të diskutueshëm të mbrojtjes në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit u tubuan në Xhaminë e Madhe Huseini të kryeqytetit Aman dhe marshuan drejt sheshit Nakheel pas faljes së namazit të xhumasë.
Forcat e sigurisë u vendosën në afërsi të xhamisë dhe sheshit Nakheel për të parandaluar më shumë njerëz që t’i bashkoheshin protestës.
Së fundmi, një sërë partish politike bënë thirrje për protestë për të hedhur poshtë ligjin e mbrojtjes, si dhe për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe produkteve të përditshme.
Në vitin 2019, Jordania miratoi legjislacionin me një dekret mbretëror me kërkesë të kabinetit për të luftuar koronavirusin.
“Në rast emergjence që kërkon mbrojtjen e Mbretërisë, do të miratohet një ligj, i cili do të njihet si Ligji i Mbrojtjes, i cili i jep fuqi personit të specifikuar në të për të ndërmarrë veprime dhe masa të tilla siç mund të jetë e nevojshme, përfshirë pezullimin e funksionimit të ligjeve të zakonshme të shtetit, me synimin për të siguruar mbrojtjen e Mbretërisë”, thotë neni 124 i kushtetutës jordaneze.
Ky është një ligj emergjent që i jep kryeministrit kompetenca të gjera, të pakufizuara dhe të pashkruara. /aa